‘Arton Capital’, përmes analizave të ndryshme, nga gjithsej 193 shtete e ka vendosur Singaporin në maje të listës sa i përket shteteve me pasaportat më të fuqishme për vitin 2017.
Dhe, sipas CNN, është hera e parë që një shtet aziatik ka marrë një notë kaq të lartë, transmeton Telegrafi.
“Singapori vazhdimisht e ka rritur fuqinë e pasaportës qysh kur është bërë shtet i pavarur në vitin 1965. Kjo për shkak të politikave të mira dhe diplomacisë së shkëlqyer”, ka treguar Philippe May.
Pas Singaporit, Gjermania renditet e dyta, e kjo do të thotë se miqtë tanë nga Gjermania kanë qasje pa viza në gjithsej 158 shtete, krahasuar me Singaporin që ka qasje në 159 shtete. Distancë mjaft e ngushtë mes këtyre dyjave!
Sa i përket Amerikës, qysh nga zgjedhja e Trumpit për president, pasaportat e qytetarëve të SHBA-së janë dobësuar shumë, dhe Amerika nuk është as në top 5-shën e shteteve me pasaportat më të fuqishme në botë.
Sidoqoftë, kjo është lista me 10 pasaportat më të fuqishme për vitin 2017, dhe numri i shteteve në të cilat kanë të drejtë lëvizje pa viza:
1. Singapori: 159
2. Gjermania: 158
3. Suedia, Koreja e Jugut: 157
4. Danimarka, Finlanda, Italia, Franca, Spanja, Norvegjia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar: 156
5. Luksemburgu, Zvicra, Holanda, Belgjika, Austria, Portugalia: 155
6. Malajzia, Irlanda, Kanada, SHBA: 154
7. Australia, Greqia, Zelanda e Re: 153
8. Malta, Republika Çeke, Islanda: 152
9. Hungaria: 150
10. Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Lituania, Letonia: 149. /Telegrafi/