Telegrafi

10 këngët më të ndjekura në Internet (Video)

YouTube është rrjeti më i madh i videove në Inernet!

Gjithnjë kureshtje në botën e muzikës zgjojnë klikimet në këtë kanal, që tashmë janë shndërruar në një “valutë” të re matëse për suksesin e një projekti muzikor.

Lexo po ashtu "See You Again" nga Wiz Khalifa për Paul Walkerin thyen rekordin e "Gangnam Style" (Video)

Të jesh adhurues i muzikës dhe të mos kesh dëgjuar 10 nga këngët më të klikuara në YouTube, është e pamundur!

Ditë më parë ishim dëshmitarë të rastit, kur kënga “See you again” nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth, njëherësh kolona znore e filmit “Fast and Furious 7”, ‘rrëzoi’ nga vendi i parë këngën “Gangdam style”, të këngëtarit të njohur japonez PSY.

10 këngët më të klikuara në YouTube numërojnë klikime nga dy miliardë deri shumë pranë tre miliardëshit, ndërsa në këtë listë bëjnë pjesë këngë të emrave të këngëtarëve të njohur si: Justin Bieber, Katy Perry, Taylor Swift, Bruno Mars etj.

Bazuar në radhitjen zyrtare, këto janë 10 këngët më të klikuara në YouTube. /Telegrafi/

10) Blank Space – Taylor Swift, 2,1 miliarde shikime

9) Roar – Katy Perry, 2,13 miliarde shikime

8) Sugar – Maroon 5, 2,15 miliarde shikime

7) Bailando – Enrique Iglesias 2,23 miliarde shikime

6) Shake It Off – Taylor Swift 2,24 miliarde shikime

5) Despacito – Luis Fonsi feat. Daddy Yankee 2,5 miliarde shikime

4) Uptown Funk – Mark Ronson feat. Bruno Mars 2,55 miliarde shikime

3) Sorry – Justin Bieber 2,63 miliarde shikime

2) Gangnam Style – Psy 2,89 miliarde shikime

1) See You Again – Wiz Khalifa feat. Charlie Puth 2,9 miliarde shikime