Site icon Telegrafi

10 gjëra që nuk i dini për Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg është një nga shefat ekzekutiv më të njohur në botë dhe ajo çfarë ka arritur në moshën 32-vjeçare është mbresëlënëse.

Me shumë se një miliardë përdorues ndodhen në Facebook çdo muaj dhe ai ka dhuruar miliarda dollarë për kërkime mjekësore përmes ‘Chan Zuckerberg Initiative’.

Telegrafi sjell dhjetë fakte rreth themeluesit të Facebook.

Gati sa nuk punoi për Microsoft

Kur ai ishte në shkollë të mesme krijoi një aplikacion të quajtur Synapse Media Player, një MP3 që gjurmon këngën e preferuar të përdoruesit dhe e bëri playlistën bazuar në zgjedhjet e tyre, në thelb një Spotify apo Pandora të hershme.

Microsoft kërkoi të marrë kompaninë dhe themeluesit e saj, por në vend që të punonte për gjigantin Seattle Tech, Zuckerberg dhe bashkë-krijuesi Adam D’Angelo – mori një patentë për teknologjinë dhe shkoi në kolegj.

Njihet dhe si person që kursen

Edhe pse sot ai ka një banesë të bukur që është mundësuar nga një shërbëtor i Inteligjencës Artificiale me zërin e Morgan Freeman, në një intervistë për The Neë Yorker në vitin 2010, ai tha se e ka këtë në të gjitha banesat e tij në Craigslist.

Ngjyra e syve te tij është arsyeja pas skemës së ngjyrave të Facebook-ut

Ngjyra e Facebook-ut është e kaltër për shkak se Zuckerberg ka verbëri nga ngjyrat e kuqe dhe jeshile.

Nuk ka qenë gjithmonë një programues i nivelit të lartë

Në fillim ai ka mësuar të kodojë nga një libër C++.

Refuzoi shumë oferta për të shitur Facebook-un

Shumë kompani me emër u interesuan nëse ai donte ta shiste si – Newscorp, MySpace, Viacom, Yahoo, NBC, Microsoft dhe Google, por Zuckerberg e mbajti kompaninë.

Ai është një admirues i Steve Jobs

Stili i udhëheqjes të themeluesit të Apple e frymëzoi atë për mesazhin e vendosur në kartëvizitën e tij të parë “I’m CEO, bitch”.

Është në Twitter

Por çuditërisht nuk është shumë aktiv aty. Gjithsej ka shkruar 19 herë që në 2009.

Është tifoz i palestrës

Për vitin 2016, Zuckerberg ka vendosur të vrapojë 365 milje gjatë vitit. Ai e arriti qëllimin e tij në gjysmë të rrugës këtë verë.

Ai shikon Albert Einstein dhe Pablo Picasso

Ai ka thënien e Ajnshtajnit, “Bëjini gjërat sa më të thjeshta të jetë e mundur, por jo aq të thjeshta” dhe thënien e Pikasos “Të gjithë fëmijët janë artistë. Problemi është se si të mbeten artistë, edhe kur ata të rriten”, si të preferuarat e tij në Facebook.

Qeni i tij është gjithashtu shumë i famshëm

Qeni hungarez i Zuckerbergut, ka faqen e tij në Facebook dhe ka më shumë se dy milionë pëlqime. /Telegrafi/

Exit mobile version