Site icon Telegrafi

​Taksisti që dyshohet se është vrarë, familjar i Oliver Ivanoviqit

Taksisti i zhdukur prej tre ditësh nga veriu i Mitrovicës, i cili dyshohet se është vrarë, është familjar i politikanit të vrarë para më shumë se një viti, Oliver Ivanoviq.

KosovaPressi ka kontaktuar me lideren e Iniciativës ‘SDP’ në veri, Ksenija Bozhoviq, e cila ka konfirmuar lidhjen familjare të të zhdukurit me ish politikanin serb poashtu të vrarë para një viti.

Lexo po ashtu Policia jep detaje rreth zhdukjes së një serbi ditë më parë në Zubin Potok, dyshohet të jetë vrarë

“Jemi të shqetësuar tej mase. Ka qenë njeri i ndershëm dhe i sinqertë, ndërsa ka pasur kontakte të vazhdueshme me Oliverin dhe ardhur shpesh tek ne në seli. Nuk e di arsyen e vërtetë pse ka ndodhur, por kjo është e trishtueshme”, ka thënë Bozhoviq ër KosovaPress Bozhoviq.

Ajo ka apeluar tek organet gjegjëse që ta ndriçoj rastin dhe të gjej sa më parë personin në fjalë./KP/

Exit mobile version