Site icon Telegrafi

​Reali do De Gean, United kërkon Varanen dhe Moratan

Manchester United do të lejojë largimin e De Geas në drejtim të Realit Madridit në rast se “Los Blancos” pranojnë transferimin në “Old Trafford” të dy prej futbollistëve të tyre dhe bëhet fjalë për Raphael Varane dhe Alvaro Morata.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “The Sun”, sipas të cilit, trajneri Mourinho ka vendosur të hyjë në një lojë të fortë merkatoje me gjigandët spanjollë të cilët prej kohësh janë vënë në ndjekje të De Gea-s duke ofruar 60 milionë paund.

Megjithatë për portugezin nuk është e lehtë të bindë skuadrën “merenges” që të privohet nga të dy këta lojtarë. Gjithnjë sipas “The Sun”, Manchester United duket se do ta ketë më të lehtë për të arritur te Morata sesa te Varane me sulmuesin që mund t’u kushtojë “Djajve të Kuq”, 50 milionë funte.

Për sa i përket çështjes Varane, në rast se nuk do të gjendet një mënyrë për të hyrë në tratativa për të, Manchester United do t’i kthejë sytë nga Paris Saint Germain pasi ka vënë në shënjestrën e tij Marquinhos.

Tabloidi “The Sun” thekson se për brazilianin, skuadra angleze është gati të ofrojë 55 milionë paund për ta bindur atë që të pranojë transferimin në Premier League.

Exit mobile version