Policia ka arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet se ka falsifikuar vulën apostile.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se një i dyshuari mashkull, kishte falsifikuar vulën apostile. Pas një pune operative-hetimore zhvilluar nga policia me datën 4 mars është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.