Site icon Telegrafi

​Përfundon takimi i PS-së dhe protesta e opozitës në Shkodër

Është mbyllur takimi i Partisë Socialiste në Shkodër, ashtu si edhe protesta e opozitës.

Pas mbarimit të fjalimit të Edi Ramës, policia ka mbajtur për disa minuta kordonin, që ndante protestuesit me mbështetësit e qeverisë.

Opozita ishte mbledhur në Shkodër për të ndaluar takimin e PS-së dhe Edi Ramës, ndërsa pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Lexo po ashtu Tension në Shkodër, protestuesit tentojnë rrëmbimin e ambulancës për të goditur policinë (Video)

Në protestë ishte e përfshirë edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Valtona Ademi, ndaj të cilës policia hodhi sprej.

Në anën tjetër, Edi Rama mbajti fjalimin para një numri të madh të simpatizantëve të tij, ku tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të shtyhen.

Exit mobile version