Telegrafi

​Mourinho e Guardiola në ndjekje te Kroos

Manchester United dhe Manchester City janë duke e vëzhguar më kujdes situatën e Toni Kroos në Real Madrid.

Mediat angleze shkruajnë se bosi i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho dhe homologu i tij, Pep Guardiola duan ta sjellin mesfushorin gjerman në Angli.

Kroos me Real Madridin ka kontratë deri në vitin 2020 më pagën pesë milionë euro në sezon, mirëpo, lojtari duket se po humb besimin e trajnerit Zinedine Zidane.

Thuhet se Mourinho e Guardiola po e përcjellin periudhën të cilën po kalon mesfushori gjerman, të cilin do të provojnë që transferojnë në ishull verën që vjen.