Telegrafi

​Morata refuzon 35 milionë nga kinezët për shkak të Chelsea?

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, ka refuzuar ofertën e pasur të një klubi të paemëruar kinez prej 35 milionë euro në vit, pasi dëshiron që sezonin e ardhshëm të luajë për Chelsea.

Morata nuk e ka ndërmend të jetë opsioni rezervë i Karim Benzema, por as të luajë futboll në Kinë, pasi ende dëshiron të luajë në nivelin më të lartë në Evropë.

Golashënuesi 24-vjeçar është i gatshëm të nënshkruajë me Chelsesa dhe të pranojë ftesën e menaxherit Antonio Conte, me të cilin kishte bashkëpunuar me sukses në Juventus.

Morata këtë sezon ka shënuar 20 gola, edhe pse ishte në planin e dytë të trajnerit Zinedine Zidane dhe kjo është arsyeja pse ka insistuar që të largohet nga klubi amë.

Ai gjatë verës është kthyer në Real Madrid nga Juventus, ku kishte kaluar dy sezone të shkëlqyeshme, por pavarësisht që ka kërkuar të ketë më shumë minuta të kaluara në fushë, Zidane më shumë besim pati te Benzema. /Telegrafi/