Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, biseduan sot për vizitën që Merkel ka zhvilluar në Rusi javën e kaluar.
Gjatë bisedës së tyre, ata po ashtu kanë biseduar edhe për përpjekjet për të aplikuar marrëveshjen e Minskut, si dhe për kalimin e gazit rus përmes Ukrainës.
“Ata ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin dhe të mbeten në kontakt të ngushtë me këto çështje”, tha zëdhënësja e kancelares gjermane, Martina Fic. /kp/Telegrafi/