Site icon Telegrafi

​Mavraj për testet mjekësore drejt Hamburgut?

Mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj sot do të kryen testet mjekësore tek Hamburgu, raportojnë mediat gjermane.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, është larguar nga Kelni dhe tashmë lojtari është pjesë e Hamburgut, një tjetër klub i madh gjerman.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth transferimeve

Mavraj ka treguar performancë të shkëlqyer në pjesën e parë të garave të këtij edicioni në Bundesligën gjermane.

Siç shkruajnë mediat gjermane, Mavraj pasi të kryen testet mjekësore do të firmos kontratën me Hamburgun e vlefshme deri në vitin 2019, ndërsa thuhet se lojtari do të përfitojë 1.8 milionë euro në vit.

Exit mobile version