Telegrafi

​Manchester United heq dorë nga Darmian

Manchester United është i gatshëm për të lënë Matteo Darmian të largohet në janar, raportojnë mediat angleze.

Darmian nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Jose Mourinhos, dhe duket se lojtari gjatë këtij dimri do të ndahet me klubin nga “Old Traffordi”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtareve

Darmian duket se do të transferohet në Itali, ku ai kërkohet nga dy skuadrat e mëdha të Serisë A, Inter dhe Juventus.

Raportohet se “Nerazurët” dhe ‘Zonja e Vjetër’ janë duke përgatitur ofertën për Darmian.