Jurgen Klopp synon ta përforcojë fazën e sulmit.
Liverpooli këtë vit do të luajë në barazhin e Ligës së Kampionëve dhe trajneri gjerman ka për qëllim të ndërtojë një skuadër të fortë e cila do të përfaqësohet denjësisht në garën më prestigjioze evropiane.
Pas transferimit të Mohamed Salah nga Roma, ‘The Reds’, tani janë vënë pas Naby Keita të Red Bull Leipzig.
Klubi anglez e ka bërë tashmë një ofertë dhe mbetet në pritje të përgjigjes nga gjermanët që deri më tani kanë bërë më dije se nuk synojnë ta shesin yllin e tyre për pak para. /Telegrafi/