Liverpooli i është vënë pas mesfushorit të Borussia Dortmund, Christian Pulisic.
Jurgen Klopp ka nisur të mendojë për përforcimin e skuadrës për sezonin tjetër dhe një nga objektivat kryesorë të tij mbetet Christian Pulisic i Dortmundit.Reprezentuesi amerikan ka mahnitur me paraqitjet e tij me fanellën verdhezi këtë sezon duke rënë në sy të shumë skuadrave të mëdha.
Por është pikërisht Klopp njeriu që e ka vendosur mesfushorin në krye të listës së dëshirave për afatin kalimtar të verës dhe këtë ua ka bërë të qartë edhe drejtuesve të klubit.
Gjithsesi për anglezët do të jetë e vështirë të arrijnë te futbollisti, pasi kontrata e tij me gjermanët përfundon në vitin 2020 dhe për më tepër drejtuesit e Dortmundit nuk janë të interesuar ta shesin 18-vjeçarin.