Telegrafi

​FMN: Shpresojmë të ruhet vullneti i marrëveshjes për Brexit

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Kristalina Georgieva përshëndeti sot marrëveshjen e arritur mes Britanisë së Madhe dhe BE-së për Brexit, duke shpresuar që i njëjti vullnet të mbahet deri në miratimin e kësaj marrëveshjeje nga Parlamenti britanik.

“Ashtu siç e tha dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kur ka vullnet ka një marrëveshje. Shpresoj që ky vullnet të vazhdojë deri në miratimin e marrëveshjes nga deputetët”, konfirmoi Georgieva gjatë një konference shtypi në Uashington.

Drejtoresha e përgjithshme, e cila dha konferencën e parë për shtyp pasi pasoi francezen, Christine Lagarde në krye të FMN-së theksoi se ishte lumturuar pamasë kur kishte dëgjuar lajmin për një marrëveshje mes Londrës dhe Brukselit.

Megjithatë ajo ka qenë e kujdesshme, sepse miratimi në Britaninë e Madhe duket tashmë kompromis pas refuzimit të opozitës dhe unionistëve irlandezo-veriorë./ATSH/