Telegrafi

​Evertoni godet Juven dhe Chelsean, kërkon 90 milionë euro për Lukakun

Klubi anglez, Everton ua ka bërë të qartë Juventusit dhe Chelseat së Romelu Lukaku kushton 90 milionë euro.

Kampionët e Italisë dhe ‘Blutë’ e Londrës prej kohësh janë të interesuar për reprezentuesin e Belgjikës, por sipas mediave angleze, Evertoni kërkon 90 milionë euro për sulmuesin belg.

Lukaku ka treguar performancë të mirë me Belgjikën në Evropiani “Francë 2016”, edhe pse tashmë belgët janë eliminuar nga Euro 2016.