Site icon Telegrafi

​Demi Lovato e lë të kuptohet se është biseksuale (Foto)

Demi Lovato ka nxitur thashethemet se ajo mund të jetë biseksuale, pasi lëshoi një fjali të rëndë që u la të kuptohej kjo gjë gjatë një interviste këtë javë.

Këngëtarja nuk e ka konfirmuar asnjëherë seksualitetin e saj, por u çlirua kohët e fundit me hitin “Cool For The Summer”, e cila me sa duket ajo po eksperimenton me të dy llojet, burrat dhe gratë.

Kënga përfshin në tekst: “Më thuaj se cfarë do. Çfarë pëlqen. Është në rregull. Jam pak kurioze gjithashtu… Mendjen e kam te trupi jot dhe trupin tënd në mendjen time. Kam një shije për qershinë, dua vetëm ta kafshoj pak.”

Ajo tashmë ka pranuar se “definitisht nuk e mohon” që është duke eksperimentuar, në një intervistë me Alan Carr në Chatty Man.

Alan e pyeti atë nëse teksti i këngës “Cool For The Summer” vinte pas eksperiencës personale.

“Të gjitha këngët e mia janë të bazuara në përvojat personale. Unë mendoj se nuk ka ndonjë gjë të keqe të eksperimentosh në fund të fundit”, u përgjigj Demi Lovato. /Telegrafi/

Exit mobile version