Portieri i Manchester Unitedit, Davi De Gea, duket se përsëri do të refuzojë Real Madridin.
Klubi ‘mbretëror’, insiston ta blejë ‘gardianin’ spanjoll prej kohësh. Por, siç raportojnë mediat britanike, De Gea sërish do t’i thotë JO ofertës së gjigantit spanjoll.
Spanjolli ditë më parë kishte paralajmëruar largimin nga ‘Old Traffordi’, por mësohet se ai edhe në sezonin e ardhshëm dëshiron ta vesh fanellën e ‘Djajve të Kuq’.
Me ardhjen e Jose Mourinhos vetëm sa është shtuar besimi te Man Utd dhe De Gea beson se me portugezin titujt janë të mundur.