Telegrafi

​Cuadrado në orbitën e gjigantit spanjoll

Gjiganti spanjoll, Barcelona, është i interesuar për anësorin e Chelseat, Juan Cuadrado.

Kolumbiani është duke luajtur këtë sezon të garave në fanellën e Juves në formë huazimi nga “Blutë” e Londrës.

Sipas mediave spanjolle, kampionët e Spanjës janë të interesuar për shërbimet e Cuadrados.

“Blaugranët” janë në kërkim të pasuesit te Alexi Vidal, i cili në afatin e janarit pritet të largohet nga ‘Camp Nou’, dhe kolumbiani duket se është dëshira e drejtuesve te Barcelonës.

Trajneri i Barçës, Luis Enrique është duke vëzhguar disa lojtarë, por besohet se Cuadrado preferohet nga tekniku spanjoll.