Antonio Conte dhe Zinedine Zidane, ish-shokë në skuadrën e Juventus në fund të viteve ’90, do të jenë kundërshtarë në ndeshjen për “International Champions Cup” mes formacioneve që drejtojnë trajnerët: Chelsea dhe Real Madrid, që do të luajnë në mbrëmje në SHBA.
“E njoh mire Zizou dhe familjen e tij, është shprehur Conte. Është një njeri i mirë dhe jam i kënaqur për karrierën e tij. Te Juve ishim unë, Deschamps, Davids dhe ai: Një mesfushe e bukur, apo jo? Vraponim për të dhe kjo ishte fantastike. Ai ishte një gjeni i futbollit”.
“Ndaj Real duhet të luajmë me inteligjencë, pasi do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, ka deklaruar Conte.