Site icon Telegrafi

​Britania heq nga rendi i ditës raportin e UNMIK-ut për Kosovën

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka njoftuar se raporti tremujor i UNMIK-ut për Kosovën, i cili do të duhej të paraqitej në muajin gusht para Këshillit të Sigurimit, është hequr nga agjenda me insistimin e a ambasadores së Britanisë.

Çitaku duke e quajtur këtë një fitore të madhe, dhe ka falënderuar ambasadorët e Britanisë, SHBA-së dhe Francës.

“Raportimi i UNMIKut është heqë nga agjenda me ç’rast është thyer rregulli i raportimit te rregullt tre mujor për Kosovën.”

“Shume falënderime për përqendrueshmëri dhe principilitetin e Ambasador Karen Pierce dhe gjithë diplomacinë Britanike se bashku me Ambasador Nikki Haley Misionet mike te SHBA, Ambasador Delattre të Francës dhe të gjithë të tjerëve.”

” Kjo paraqet një hap shumë të rëndësishëm në raport me Kosovën dhe mundësinë e ndryshimeve pozitive ne UN. Është një fitore e madhe për te cilën kemi punuar se bashku shume kohe. Urime”, ka thënë Çitaku, përcjell Telegrafi

Exit mobile version