Site icon Telegrafi

​BE ndërmerr veprim juridik kundër Britanisë së Madhe

Komisioni Evropian po fillon procedurat e shkeljes kundër Britanisë së Madhe për dështimin e emërimit të një kandidati për komisioner në BE.

“Londra ka shkelur detyrimet e saj ndaj traktateve të Bashkimit Evropian dhe tani ka afat deri të premten e ardhshme, 22 nëntor, të përgjigjet”, deklaroi sot ekzekutivi i BE-së.

“Afati i shkurtër është i nevojshëm për të lejuar presidenten e zgjedhur të komisionit Ursula von der Leyen, të marrë detyrën sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Komisioni në një deklaratë./ATSH/

 

Exit mobile version