Ish-presidenti amerikan, Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Michel, kanë nënshkruar një marrëveshje shumë-vjeçare me ‘Netflix’ për të prodhuar filma dokumentarë.
Ish-presidenti Barak Obama njoftoi sot për arritjen e marrëveshjes për prodhimin shumëvjeçare të filmave me ‘Netflix’.
Çifti Obama ka krijuar kompaninë “Higher Ground Productions”, për të prodhuar përmbajtje për ‘Netflix’.
Ish-presidenti u ka thënë bashkëpunëtorëve, se ai nuk ka ndërmend të përdorë platformën e re për të zhvilluar një fushatë publike kundër pasardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ose për të luftuar kundër mediave konservatore si Fox News. /KP/