Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se janë arrestuar tre persona si të dyshuar për grabitje të armatosura në disa rase të ndara.
“Të dyshuarit, R.SH. (m/sh/k 22 vjeç), V.L. (m/sh/k 19 vjeç) dhe A.N. (m/sh/k 27 vjeç), më datën 28.07.2018, rreth orës 21:00, në Ferizaj rr. “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në filialin e Money Gram, të maskuar dhe nën kërcënim të armëve nga punëtori kanë grabitur rreth 8.000 mijë euro duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të grabitjes. Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj veprave penale.
Të dyshuarit, R.SH. (m/sh/k 22 vjeç), V.L. (m/sh/k 19 vjeç) dhe A.N. (m/sh/k 27 vjeç), më datën 28.07.2018, rreth orës 21:00 minuta, në Ferizaj rr. “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në filialin e Money Gram, të maskuar dhe nën kërcënim të armëve nga punëtori kanë grabitur rreth 8.000 mijë euro duke u larguar në drejtim të panjohur.
Gjatë intervistimit, në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer. Të dyshuarve, prokurori i shtetit ua ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.
Dyshohet se të njëjtit kanë kryer edhe disa vepra të tjera të grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda në Ferizaj dhe rrethinë ku janë duke u zgjeruar hetimet në këtë drejtim”./Telegrafi/