Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk mendon se Barcelona do të ketë sukses në përpjekjet e saj për të nënshkruar marrëveshje me futbollistin Marco Verratti, i cili aktualisht luan në Paris Saint-Germain.
Pala katalonase ka përgatitur 100 milionë euro për blerjen e mesfushorit, por trajneri i “Zonjës së Vjetër” nuk mendon se Verratti do të kalojë në Barcelonë.
Futbollisti italian ia ka bërë me dije PSG-së se dëshiron të largohet nga skuadra këtë sezon.
Raportet kanë Katalonia sugjerojnë se drejtori i Barcelonës Javier Bordas është takuar me futbollistin 24-vjeçar dhe agjentin e tij Donato Di Campli gjatë pushimeve në Ibiza.
Por, trajneri i Juventusit mendon se Verratti do të mbetet në PSG.
“Ai është lojtar i mrekullueshëm. Verratti është lojtar i PSG-së dhe mendoj se do të qëndrojë në Paris”, ka thënë Allegri për Corriere dello Sport.