Një burrë i paemëruar, është zgjuar në një klub të natës në Mançester të Anglisë, pas një ahengu ku kishte pirë shumë.

Në organizimin që është bërë për festat e fundvitit, 22-vjeçari e ka lënë një lokal dhe ka shkuar në tjetrin, pa mbajtur mend se ku ndodhet, transmeton Telegrafi.


Pasi është zgjuar nga të ftohtët, meqenëse kishte shumë pak rrobe në trup, ai e ka telefonuar Policinë, por nuk ka ditur të tregojë se ku gjendet.

“Një njeri vetëm në brekë, ndodhet në një vend të panjohur. E tëra që mban mend është se e ka lënë një lokal pas mesnatës”, ka shkruar departamenti policorë Twitter.

Më vonë është bërë e ditur se vendi është lokalizuar, ndërsa po bëhen përpjekje të gjendet personi që i ka çelësat e objektit. /Telegrafi/

Përfundon ahengu te nesermen e gjeti veten te zhveshur ne klubin e nates foto 2 Zgjohet i zhveshur në klubin e natës