LAJMI I FUNDIT:

Fableti i ri i Samsung me ekranin 4K!

Fableti i ri i Samsung me ekranin 4K!

Edhe pse nuk është kompania e parë në treg që sjell teknologjinë e ekranit 4K, Samsung duket se po planifikon përfshirjen e saj në telefonat e ardhshëm.

Pas Sony Xperia Z5 Premium, edhe kompania koreano-jugore mund të jetë duke punuar në drejtim të sjelljes së ekranit 4K në njërën prej pajisjeve të saj në të ardhmen e afërt.

Në konferencën e Display Week, Samsung ka paraqitur ekranin 4K të integruar në njërin prej telefonave të ardhshëm, gjatë javës së kaluar në San Francisco.


Ekrani thuhet të ketë madhësi prej 13.5 centimetër me rezulucion prej 2160×3840 pikselëve, që i bie të ketë 806 piksel për një centimetër.

Pajisjet e deritanishme të Samsung si Galaxy S7 dhe S7 Edge kanë rezolucion HD (1440 x 2560), megjithatë, asnjë nga pajisjet e lartëpërmendura nuk ka teknologji 4K të instaluar në ekran.

Sipas spekulimeve, pajisja e re e cila do të ketë ekran 4K do të jetë pajisja e ardhshme e kompanisë, përkatësisht fableti Galaxy Note.