Askush nuk e priste, Legia ndal Realin (Video)

Real Madridi ka barazuar në Ligën e Kampionëve ndaj Legias së Varshavës me rezultat 3-3.
Mysafirët ishin dukshëm më të mirë, por futbollistët e Legias ishin shumë konkret para portës së spanjollëve.
Goli i parë në këtë takim erdhi vetëm pas 57 sekondash nga Gareth Bale dhe ishte thjesht fantastik.
I dyti u shënua nga Karim Benzema në minutën e 35-të, pas një asistimi nga Bale. Ndërsa pas pesë minutash shënuan vendasit një gol të bukur nga Vadis Odjidja-Ofoe dhe me rezultat 1-2 skuadrat shkuan në pushim.
Vendasit në pjesën e dytë ishin thjesht fantastik, ata arritën të shënojnë dy gola me anë të dyshes Miroslav Radovic (58’) dhe Thibault Moulin (83’).
Realin nga humbja e shpëtoi Mateo Kovacic, i cili shënoi në minutën e 85-të pas një asistimi nga Daniel Carvajal.
Pas këtij barazimi në Grupin F prinë Borussia Dortmund me dhjetë pikë, dy më shumë se Real Madridi në vendin e dytë. Kurse në vendin e tretë vazhdon Sportingu me tre pikë dhe në fund Legia me një.
Vlen të theksohet se BVB tashmë ka siguruar fazën tjetër. /Telegrafi/
https://twitter.com/NR_Gols/status/793929332884377600
https://twitter.com/NR_Gols/status/793921837033988097















































