Telegrafi

Zzap publikon këngën “Gasolina”

Zzap në klipin e këngës "Gasolina" (Foto: Screenshot/YouTube/ZzapnChriss Onrecords)

“Gasolina” është titulli i këngës, përmes të cilës Zzap ka vendosur ta provojë veten edhe si këngëtar.

Producenti i shumë hiteve në bashkëpunimi me Chriss, kësaj radhe e ka vënë vokalin e tij në këngën e re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga ZzapnChriss

Për ‘beat-in’ e kësaj kënge është kujdesur Bujaa Beats, ndërsa kënga është e realizim i producentëve ZzapnChriss.

Produksioni Filmnation është kujdesur për xhirimin e videoklipit muzikor të kësaj kënge.

Mbetet të shihet se si do ta presin fansat Zzapin në rolin e këngëtarit, pas shumë hiteve të realizuara si producent. /Telegrafi/