Telegrafi

Zzap dhe Fero publikojnë klipin e ri “Momo”

Foto: Fero/Instagram

Producenti i njohur, Zzap, dhe rap-artisti Fero, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Momo” titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit hip-hop, dhe është punuar nga dyshja Zzap dhe Chriss.

Ndërkohë, për tekstin janë kujdesur vet interpretuesit duke shkruar secili pjesën e tij.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Zzap dhe Fero erdhën me një paraqitje mjaft elegante dhe të veçantë.

Klipi “Momo” u publikua në të njëjtën ditë kur menaxheri i label-it “ON Records” (që menaxhon dyshen në fjalë), Met Elshani, u plagos në një gjuajtje me armë zjarri gjatë pasditës të së premtes, në Prishtinë.

Lexo po ashtu I plagosuri në ngjarjen e sotme në Prishtinë është menaxheri i "ON Records", Met Elshani

I njëjti është duke u rajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Telegrafi/