Valencia ka njoftuar tashmë edhe zyrtarisht se ka nënshkruar me Simone Zazan.
Italiani ka kaluar te spanjollët në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Juventusi.
Zaza pjesën e parë të sezonit e kaloi te West Hami, por klubi anglez nuk shprehi interesim ta mbajë atë.
25-vjeçari te Valencia në sulm do të këtë përkrah lojtarë si Rodrigo Moreno e Munir El Haddadi. /Telegrafi/