Site icon Telegrafi

Zyrtrizimi i Grealish te Man City çështje orësh

Kompletimi i transferimit të Jack Grealish nga Aston Villa te Manchester City po shkon drejt fundit dhe sot (e enjte) mund të zyrtarizohet.

Klubi nga Etihad është në ‘gjah’ për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri, pasi synon ta mbrojë titullin në Ligën Premier dhe të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Kështu, drejtuesit e klubit dhe trajneri Pep Guardiola kanë etiketuar disa përforcime dhe njëri nga ta tashmë është afër konfirmimit.

Lexo po ashtu Man City është gati të përfundojë transferimin rekord të Jack Grealish

Bëhet fjalë për mesfushorin kreativ me tipare sulmuese të Aston Villës, Jack Grealish.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, letrat mes Aston Villas dhe Cityt kanë nënshkruar mbrëmë (e mërkurë) dokumentet e marrëveshjes së transferimit.

Çmimi përfundimtar i transferimit thuhet se është 100 milionë funte apo 120 milionë euro, ndërsa kontrata e nënshkruar vlen deri në qershor të 2026.

Grealish do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot (e enjte) në mëngjes në mënyrë që të përfundojë marrëveshjen rekord. /Telegrafi/

Exit mobile version