Telegrafi

Zyrtare: Man City nënshkruan me Nunes

Manchester City ka njoftuar zyrtarisht se ka transferuar mesfushorin portugez, Matheus Nunes nga Wolverhampton Wanderers.

Qytetarët kanë vazhduar me përforcime edhe në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Pas transferimeve të Mateo Kovacic, Josko Gvardiol dhe Jeremy Doku, City ka konfirmuar edhe një transferim të madh.

Bëhet fjalë për mesfushorin portugez, Nunes, i cili është transferuar gjatë ditës së sotme nga Wolves.

“Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Matheus Nunes nga Wolverhampton Wanderers në një marrëveshje pesëvjeçare”, thuhet në njoftim.

Transferimi i portugezit thuhet se do t’i kushtojë City plot 62 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. /Telegrafi/