Telegrafi

Zyrtarizohet shkëmbimi Ake – Tongya

(Foto: juventus.com)

Juventusi e ka zyrtarizuar transferimin e Marley Ake nga Olympique Marseille, pas kalimit të testeve mjekësore.

Anësori francez kishte arritur të mërkurën në J|Medical për ekzaminimet mjekësore, para se ta nënshkruante marrëveshjen.

Ai tashmë është regjistruar në Lega Serie A dhe do t’i bashkohet skuadrës U-23 të Juventusit.

Marley Ake (Foto: juventus.com)

Transferimi ka ndodhur si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Franco Tongya që ka shkuar në drejtim të kundërt.

Lexo po ashtu Marley Ake te Juve për testet mjekësore

“Juventusi e ka finalizuar marrëveshjen me Olympique Marseille për transferimin e Marley Ake. Një sulmues i lindur në vitin 2001, i cili vjen te Juventusi pas 13 paraqitjeve në ekipin e parë francez: nëntë në Ligue 1 dhe katër në Ligën e Kampionëve”, thuhet në njoftimin e Juves. /Telegrafi/

Franco Tongya (Foto: juventus.com)