Gjatë javës së fundit kishte zhvillime të mëdha rreth transferimit të Kylian Mbappe te Real Madridi.
Klubi mbretëror dërgoi dy oferta drejt parisienëve, ndërsa u tha se oferta e dytë ishte pranuar.
Por gazeta franceze “Le Parisien”, ka shkruar se PSG po pret edhe një ofertë nga Real Madridi.
Lojtari është pritur të zbarkojë në Spanjë, ndërsa klubi të bëjë njoftimin, por kjo nuk ka ardhur, pasi sipas francezëve nuk mjafton oferta prej 170 milionë eurosh plus 10 milionë euro të tjera bonuse.
PSG po presin ofertën e tretë të Realit, pasi që përveç Mbappes me një këmbë jashtë është edhe Mauro Icardi, i cili mund të kalojë te Juve. /Telegrafi/