Site icon Telegrafi

Zyrtarit policor një muaj paraburgim për “mundësim ose detyrimi në prostitucioni”

Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve F. Sh. dhe D. K., në kohëzgjatje prej një muaji.

Më 08.06.2018 Policia e Kosovës duke zbatuar urdhëresën e përgjimeve dhe urdhëresën e simulimit, kanë arrestuar të pandehurit F. Sh. (zyrtar policor) shqiptar nga Komuna e Gjilanit dhe të pandehurën D. K. nga Republika e Shqipërisë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëveprim “mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Në këtë rast i pandehuri F. Sh. ka qenë pronar i një qendre masazhi, ndërsa e pandehura D. K. e punësuar në këtë qendër.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.  /Telegrafi/

Exit mobile version