Site icon Telegrafi

Zyrtari policor goditet nga një veturë në Gjilan, vozitësi arratiset nga vendi i ngjarjes

Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor është goditur nga një veturë të shtunën në rrugën “Abdulla Tahiri” në Gjilan.

Në raportin 24 orësh, policia ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

“Viktima mashkull kosovar zyrtar policor ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizë me biçikletë kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke u kthyer – hyrë në një rrugë e cila e ka të ndaluar me u kyqë me shenjë komunikacioni, andaj vozitësit të veturës -të dyshuarit ende të panjohur ju ka prezantuar si person zyrtar dhe tërheqë vërejtjen, por i dyshuari jo vetëm që nuk i bindet urdhrave të zyrtarit policor me veturë e godet zyrtarin policor me gjithë biçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

Si pasoj e goditjes zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version