Policia e Kosovës ka bërë të ditur se punëtori i një banke në Klinë gjatë numërimit të parave të pranuara në bankomat ka hasur në disa kartëmonedha që dyshohen se janë të falsifikuara.
Rasti është raportuar të premten në ora 11:00.
“Ankuesi, mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash të pranuara në bankomat kanë hasur në disa kartëmonedha (6×50 dhe 1×20) €, të dyshimta të falsifikuara në vlerë prej 320 euro”, thuhet në raport.
Sipas Policisë, rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/