Telegrafi

Zyrtari i Ministrisë së Kulturës u kap në flagrancë duke marr 5,850 euro ryshfet

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në flagrancë një zyrtar të Ministrisë së Kulturës për ryshfet në  subvencione, ndërsa sot bëhet e ditur se ai ishte kapur në flagrancë duke i marrë 5.850 euro ryshfet nga  dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.

I arrestuari në Ministrinë e Kulturës është këngëtari Leotrim Gashi.

“Prishtinë. 11.01.2022-13:30. Sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull  kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 euro, ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/