Site icon Telegrafi

Zyrtari i LDK-së që “foli” me Rugovën e kishte fjalën për “metaforë”! (Video)

Kryetari i Degës së tretë të LDK-së, në Prishtinë, Hazir Borovci, ka reaguar pas fjalimit të djeshëm që e kishte titulluar, “Bisedë me Presidentin Rugova”.

“Për (b)analizuesit e fjalimit tim metaforik ‘Bisedë me Presidentin Rugova’, një përkufizim i këtij nocioni: ‘Metafora është një figurë e fjalimit e cila përshkruan një objekt ose veprim në një mënyrë e cila nuk është fjalë për fjalë e vërtetë, por ndihmon për të shpjeguar diçka ose për të bërë një krahasim’.

Përkundër mesazhit metaforik, përmbajtja e porosisë së fjalimit tim gjendet edhe tek fjalimet të cilat, sa ishte gjallë, i mbante Presidenti Historik Ibrahim Rugova. Vizioni i tij për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe sot, është dhe duhet të jetë një filozofi politike determinuese.

LDK ka për agjendë zhvillimin dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetit dhe nuk merret me individë tek e tuk, të cilët fshehen prapa agjendave meskine. Fuqizimi dhe masovizimi i Degës së III-të të LDK-së, duket se po i pengon dikujt”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version