Koordinatori i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, Dulje Vicovac, është përfshirë në një propagandë kundër Kosovës duke përdorur një identitet të rremë.
Ai ka paraqitur aktivitetin e Boris Malagurskit, një regjisor kanadez me prejardhje serbe dhe komentator i rregullt i zhvillimeve politike në “Russia Today”.
Në një nga dokumentarët e Malagurskit, të titulluar “Kosovo: Can You Imagine?” (2009), një individ i intervistuar prezantohet si John Hauthrone, një ish-zyrtar i UNMIK-ut.
Ky dokumentar, i realizuar në vitin 2010, paraqet Kosovën si një vend të krimit, parregullsisë dhe kaosit urbanistik, dhe pretendon se shqiptarët vazhdimisht sulmojnë serbët.
Personi që flet në këtë dokumentar është identifikuar si Dulje Vicovac, aktualisht shef politik i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës.
Për më shumë, i njëjti presupozon se në Kosovë askush nuk kontrollon askë sa i përket ndërtimeve, prej kur është vrarë ish-drejori i urbanizmit, Rexhep Luci.
Në hulumtimin që ka bërë Kanal10, ka gjetur se emri John Hauthrone është emri i një filozofi anglez, dhe se asnjëherë brenda administratës së UNMIK-ut nuk ka punuar një zyrtar me këtë identitet.
Dulje Vivovac, mes tjerash, është mik i Boris Malagurskit, por që të dy kanë edhe diçka të përbashkët.
Edhe Vicovac është serb me nënshtesësi kanadeze që punon në UNMIK si staf ndërkombëtar.
Në CV-në zyrtare të Vicovac në LinkedIn nuk jepen më shumë detaje të identitetit të tij, përpos që shkruan që është shef i UNMIK-ut në Veri të Kosovës.