Site icon Telegrafi

Zyrtari i lartë amerikan ua thotë troç serbëve: Kosova ka të drejtë ta formojë ushtrinë

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azi, Wess Mitchell u kërkoi të dy palëve (Prishtinës dhe Beogradit) të përmbushin detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes së Brukselit.

Përveç kësaj, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Mitchell gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zyrtari amerikan ka thënë se Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë që do të merret me sigurinë dhe se ajo nuk do të jetë një kërcënim për Serbinë dhe serbët.

“Kosova ka të drejtë të formojë forcën profesionale që do të merret me sigurinë dhe që do të përfshinte serbët e Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë për të ndaluar Kosovën për të zhvilluar një strukturë të tillë”, citohet të ketë thënë Mitchell.

Mitchell ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështetën këtë të drejtë të Kosovës, por gjithashtu theksuan nevojën për një ndryshim kushtetues.

Ai tha se kjo kërkon shumë punë dhe se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara “shumë ngushtë me njerëzit në Prishtinë në lidhje me këtë”.

Mitchell tha se biseda me Presidentin e Serbisë ishte “i hapur dhe shumë mirë” dhe se ata diskutuan Kosovës, mbrojtjen dhe sigurinë e rajonit dhe të bashkëpunimit ekonomik. /Telegrafi/

Exit mobile version