Site icon Telegrafi

Zyrtari i Hamasit tregon detaje të pathëna rreth sulmit ndaj Izraelit

Një anëtar i lartë i Hamasit ka dhënë disa detaje interesante në lidhje me sulmin e së shtunës ndaj Izraelit.

Anëtar i lartë i Hamasit, Ali Baraka thotë se Rusia e vlerëson shumë sulmin e tyre ndaj izraelitëve.

Sulmi në këtë formë largon vëmendjen e SHBA-së dhe kështu ndihmon Rusinë në pushtimin e Ukrainës.

Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Ai gjithashtu thotë se sulmi palestinez ishte planifikuar gjatë dy vjetëve të fundit.

Zyrtari më tutje shtoi se më pak se pesë udhëheqës të formacionit ushtarak palestinezë e dinin saktësisht se çfarë dhe kur do të ndodhte.

Ndryshe, Hamasi papritur ka nis një sulm në territorin izraelit duke shkaktuar viktima të shumta ndërsa tashmë Izraeli po përgatitet të ndërhyjë me këmbësorin në Rripin e Gazës. /Telegrafi/

Exit mobile version