Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot priti në takim zëvendës-sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma.
Po ashtu siç merr vesh Telegrafi, Verma do të pritet në takim edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Ndërkaq, në një njoftim të Departamentit të Shtetit u tha se Verma do të vizitojë tri shtetet, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se në Kosovë do të diskutojë për “normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve”.
Ndryshe, Verma ditë më parë në një postim në platformën X ka shkruar se me vizitën në tri shtete të Ballkanit kanë shprehur dëshirën për të rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/