Site icon Telegrafi

Zyrtarët iranian kërkojnë zhbllokimin e Twitter-it në vend

Gjashtë ministra iranianë dhe dy deputetë, që të gjithë anëtarë të komitetit shtetëror, përgjegjës për bllokimin e faqeve të internetit, i dërguan letër të hapur prokurorit të Iranit, duke i bërë thirrje për zhbllokimin e Twitter-it.

Letra u shkrua në përgjigje të “rritjes së kërkesave të publikut për të lejuar aktivitetet e të rinjve dhe mediave në këtë rrjet social”, njofton Dolat, përcjell Telegrafi.

Letra u nënshkrua nga ministri i Komunikimeve, Mohammad Javad Azari Jahromi, ministri i Arsimit, Mohammad Bathaee, ministri i Inteligjencës, Mahmud Alavi, ministri i Drejtësisë, Alireza Avayi, ministri i Shkencës, Mansur Gholami dhe ministri i Kulturës, Abbas Salehi, si dhe ligjvënësit Ramezanali Sobhanifar dhe Mohammad Kazemi.

Lexo po ashtu Irani bllokon Telegramin, reagon Rouhani

Pavarësisht bllokadës, shumë zyrtarë iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei dhe ministrin e Jashtëm, Mohammad Javad Zarif, e përdorin Twitter-in për të arritur te mbështetësit dhe për të shpërndarë mesazhet e tyre.

Shumë iranianë po ashtu e përdorin Twitter-in për të shpërndarë lajme dhe informacione, si dhe për t’u shprehur vetë.

Lexo po ashtu Pas Rusisë dhe Irani bllokon Telegramin

Irani, së voni, ka bllokuar edhe aplikacionin e mesazheve Telegram, i cili besohet se është përdorur nga gjysma e popollsisë.

Megjithatë, shumë iranianë vazhdojnë të kenë qasje në të përmes mjeteve anti-bllokadë. /Telegrafi/

Exit mobile version