Site icon Telegrafi

Zyrtarët e lartë amerikanë, O’Brien e Hovenier mbjellin pemë në nderim dhe kujtim të Tina Kaidanow

Në nder të veprës së diplomates së njohur amerikane, Tina Kaidanow, e cila u nda nga jeta ditë më parë, zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit kanë marrë pjesë në një ceremoni simbolike për mbjelljen e një peme.

Në këtë nismë, ndihmëssekretari i Shtetit, Jim O’Brien, iu bashkua ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier bëri të ditur lajmin përmes një postimi, duke thënë se kjo pemë do të qëndrojë si një simbol i trashëgimisë së Kaidanow, e cila shërbeu si ambasadorja e parë amerikane në Kosovë.

Ai shtoi se ky gjest përkujton përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë.

“Kjo pemë do të na kujtojë gjithmonë veprën e saj dhe mbështetjen që ajo i dha popullit të Kosovës,” tha Hovenier, ndërsa shoqëroi mesazhin e tij me një fotografi ku shihen së bashku me O’Brien, gjatë ceremonisë./Telegrafi/

Exit mobile version