Zyrtarët amerikanë janë të sigurt se Irani goditi një aeroplan pasagjerësh, disa orë pas sulmit që Irani bëri në objektivat e SHBA-së më herët këtë javë, raporton CBS News, transmeton Telegrafi.
Aeroplani i aviokompanisë ukrainase u rrëzua të mërkurën menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Teheranit, me c’rast humbën jetën 176 personat në bord.
Shërbimet e inteligjencës amerikane u thanë CBS News se kapën sinjalet për një ndezje të një radari. Satelitet amerikanë zbuluan gjithashtu dy lëshime raketash tokë-ajër, të cilat ndodhën pak para rrëzimit të aeroplanit.
Zyrtarët federale u njoftuan për inteligjencën të enjten. Një burim i CBS News tha se duket se pjesë të raketave u gjetën pranë vendit të përplasjes.
Ky është një lajm në zhvillim dhe do të azhurnohet.