Bisedimet mes delegacioneve ruse dhe amerikane në Arabinë Saudite kanë filluar.
Pala amerikane ka theksuar se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me fillimin e negociatave, por për të përcaktuar nëse Rusia është “serioze” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Rusia thotë se prioriteti i saj është fillimi i normalizimit të marrëdhënieve me SHBA-në, transmeton Telegrafi.
Nuk është e qartë se sa pjesë e këtij takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
US-Russia high level talks begin in Saudi Arabia’s capital Riyadh. #SaudiArabia #US #Russia #Ukraine
Read more: https://t.co/FjQcvbhsPB pic.twitter.com/bCl0HDj25V
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) February 18, 2025