Telegrafi

Zyrtare: Zurich transferon përfundimisht Fidan Alitin

Zurich ka njoftuar se ka ushtruar të drejtën për ta blerë kartonin e Fidan Alitit nga Kalmar.

Reprezentuesi i Kosovës ka bindur klubin zviceran me paraqitjet e tij për ta blerë.

Aliti ishte në huazim te Zurich nga Kalmar deri në fund të këtij edicioni, mirëpo marrëveshja është arritur para kohe.

Lojtari 27-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Superliga e Zvicrës.

“FC Zurich dhe Fidan Aliti vazhdojnë se bashku. Klubi e ka aktivizuar klauzolën dhe sigurisht që do marrin 27-vjeçarin nga Kalmar FF. Kontrata e re ka vlerë deri në verën e vitit 2023”, shkroi klubi në komunikatë.

Aliti për Zurichun ka bërë 21 paraqitje, duke realizuar një gol. /Telegrafi/