Telegrafi

Zyrtare: Zola jep dorëheqje nga skuadra angleze

Ish-trajneri i Cagliarit, Gianfranco Zola ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si menaxher i Birmingham Cityt.

Ish-reprezentuesi italian e zëvendësoi Gary Roëett në fillim të këtij sezoni në postin e trajnerit, por ka arritur vetëm dy fitore në 24 ndeshjet e tij.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët që kanë shënuar në më së shumti ndeshje radhazi në Serie A (Video)

Pas këtij starti negativ klubi i Birminghamit kanë konfirmuar se Zola ka dhënë dorëheqje nga posti i tij me efekt të menjëhershëm, transmeton Telegrafi.

50-vjeçari ka pasur një karrierë të ndritshme si futbollistë, por lëvizja e tij në zejen e trajnerit ka qenë më pak e suksesshme.

Kjo pasi italiani nuk ka pasur sukses në asnjërën nga skuadra e mëparshme si West Ham United, Watford, Cagliari dhe Al-Arabi. /Telegrafi/